“Pika më pak e njohur evropiane me ‘plazhe të denja për Maldive”, kështu e ka cilësuar britanikja “Mirror” Shqipërinë në artikullin e publikuar së fundmi.
Sipas revistës, Shqipëria, një vend i ndaluar dikur për turistët britanikë, tanimë është një prej pikave kryesore për pushuesit të cilët vlerësojnë plazhet luksoze dhe çmimet ekonomike që vendi ofron.
“Pasi kaloi dekada pas perdes së hekurt, Shqipëria hapi dyert e saj për turistët rreth fundit të shekullit të 21-të – dhe që atëherë ka parë ndërtesa gri të epokës komuniste të zëvendësuara me peizazhe shumëngjyrëshe të qytetit dhe një kulturë elegante kafeneje.
Për më tepër, plazhet e vendit – të anashkaluara prej kohësh për pikat më të dukshme të udhëtimit – janë vlerësuar si disa nga më të mirat në të gjithë Evropën”, thuhet në artikull, teksa një vend kryesor zë Ksamili.
Qyteti i bukur i rivierës shqiptare, krahasohet nga “Mirror” me Maldivet. Rëra e bardhë, deti i qetë dhe kasollet e kashtës në plazh, krahasohen me ishujt tropikalë, por me një diferenë të madhe në çmime, pasi Shqipëria i ka shumë më të përballueshme.
“Në Ksamil do të keni gjithashtu të gjithë Rivierën Shqiptare në pragun tuaj, një zonë e bukur ende relativisht e paprekur nga turizmi ndërkombëtar, e cila krenohet me vendet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s , qytetet e çuditshme dhe vendasit miqësorë. Pikat kryesore përfshijnë Lagunën e Kripës në liqenin e Butrintit, shpellën enigmatike të Kreshmoit dhe qytetin antik bizantin të Gjirokastrës”, thuhet në artikull.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.