Mirror vlerëson Brojën: Shfrytëzoi rastin e artë
Mediet britanike kanë vlerësuar në maksimum paraqitjen e sotme të Brojës në Kupën “FA”, në ndeshjen përballë Prestonit. Në analizën e bërë pas takimit, “Mirror” vendos theksin mbi pesë argumentet kyçe të këtij dueli dhe në vend të parë merr hapësirë Armando Broja.
“Broja shfrytëzon shansin e vet. Me Nikolas Xhekson në Afrikë për të luajtur Kupën e Kombeve, Brojës iu dha mundësia të udhëhiqte sulmin. Ish-sulmuesi i Sauthemtonit vinte nga një seri paraqitjesh mesatare ku në 14 takime radhazi, që prej momentit kur u rikthye nga dëmtimi i gjatë, kishte mundur të shënonte vetëm një gol. Gjithsesi ai rilindi në minutën ëe 58-të duke kthyer në gol një harkim të artë të Malo Gustos. Pak çaste më pas 22-vjeçari kishte mundësi të dyfishonte shifrat, po nuk ia doli të shënonte përsëri”, shkruan “Mirror” për paraqitjen e sulmuesit shqiptar.