Mish qengji i pjekur në kos – Sekretet e recetës me shije fantastike

Përbërësit

  • 1 kg mish qengji
  • 1 një lugë gjelle gjalpë
  • Kripë
  • 500 gr kos
  • 2-3 thelpinj hudhra
  • Majdanoz i freskët

Përgatitja

Si fillim, parangrohni furrën e sobës në 80 gradë celcius.

Më pas, ndani mishin në thela jo të vogla. Kriposeni mirë, vendoseni në një tepsi, shtoni aty copëzat e gjalpit dhe hidhini një gotë e gjysmë me ujë.

Futeni të piqet përreth 4-5 orë derisa mishi të zbutet plotësisht.

Gjatë procesit të pjekjes, mishin njomeni me lëngun e vet herë pas here në mënyrë që të mos thahet.

Ndërkohë, në një tas shtoni kosin, shtoni hudhrat e shtypura dhe pak kripë e piper.

Futini në një mikser ose rrihini me një rrahëse vezësh në mënyrë që masa e kosit të bëhet kremoze.

Pasi mishi të jetë pjekur, në një pjatë vendosni disa lugë nga masa e kremit të kosit me hudhra, spërkateni me pak nga lëngu ku është pjekur mishi dhe më pas vendosni mbi të një nga thelat e mishit të pjekur dhe spërkateni me majdanoz të grirë hollë.

Shoqërohet me sallata të freskëta të stinës, perime të furrës apo në avull por edhe me turshi të ndryshme shtëpie.

Gjithashtu, mund të shoqërohet edhe me patate të pjekura apo spinaq të marinuar në lëng limoni e vaj ulliri.

Këtë recetë mund ta përgatisni edhe me mishin e pulës së pjekur por edhe me mish viçi gjithashtu.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.