Mishel Jeo, anëtare e IOC
Aktorja malajziane Michelle Yeoh (Mishell Jeo) i bashkohet zyrtarisht Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Tashmë anëtarët e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, IOC bëhen 107, pas zgjedhjes së katër grave dhe katër burrave gjatë seancës së 141-të mbledhjes që po zhvillohet në Mumbai në Indi, me përfaqësimin e grave, numri i të cilave u rrit në 41.1%.
Gruaja e parë aziatike që fitoi një Oskar falë nominimit për aktoren më të mirë për filmin “Gjithçka kudo menjëherë” (“Everything Everyëhere All at Once), aktorja malajziane Michelle Yeoh u zgjodh anëtare e Komitetit Ekzekutiv të IOC, me 67 vota pro, nëntë kundër dhe një abstenim.
Kandidatura e saj u shpall në shtator. Princesha britanike Anne, presidente e komitetit zgjedhor të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, nënvizoi se Yeoh ka qenë “kampione me të rejat e malajzisë në skuash”, një sport i cili u zyrtarizua në programin e lojërave olimpike dhe do të debutojë në LA28.
Aktorja gjashtëdhjetë e një vjeçare shoqërohej në këtë mbledhje të rëndësishme të IOC, nga bashkëshorti i saj Jean Todt, ish-president i FIA-s.