Miss Globe 2023, 56 konkurentet nga 5 kontinente drejt fazës finale
56 konkurentet e MISS GLOBE kanë përmbyllur me sukses turet promovuese në Shqipëri për tiu drejtuar fazës finale të datës 17 nëntor në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në qytetin Durrësit. Qytetet e fundit që vizituan ishin Berati në zonën historike të tij dhe Tirana.
56 konkurentet e MISS GLOBE kanë përmbyllur me sukses turet promovuese në Shqipëri për tiu drejtuar fazës finale. Atë të provave para finales se madhe ne pallatin e sportit ne Durrës në datën 17 nëntor.
Qytetet e fundit ishin Berati me vizitat në zonën historike të tij dhe Tirana me një tur 3 ditor ku u përfshinë vizitat në FSHF dhe aktivitetet të ndryshme sportive .
Një vizitë shume interesante ishte ajo në Kopshtin Botanik ku vajzat mbollën fara nga të gjitha bimet e tyre duke krijuar një parcelë me bimët e 56 shteteve të tyre. Më pas në sallën e Liceut Artistik “Jordan Misja” u përmbyll dhe finalja e Miss Talent Show para 2 jurive. Ajo e studenteve dhe ajo profesionale ku u shpall fituese Miss Malaysia me një performance vokali të arrirë e cila fiton të drejtën si artistë të performojë dhe në naten finale.