“Miss Globe 2023”, sonte finalja e edicionit në RTSH 1
Sot është finalja e edicionit të 20-të jubilar të “Miss Glob 2023” në Pallatin e Sportit në Durrës.
Një rikthim pas 20 vitesh nga edicioni i parë i zhvilluar në vitin 2004 në amfiteatrin e këtij qyteti. Ekipi realizues i drejtuar nga Petri Bozo kanë gjithçka gati për natën finale.
Skenografia në këtë event vjen nga skenografia, Iliriana Bozo ku duket çdo gjë gati për provën gjenerale për të patur natën e sotme një shfaqe spektakolare ashtu siç e meriton ky event i cili renditet në top 5 eventet më mëdha në botë në fushën e kompeticioneve të bukurisë.
Vajzat përformuan me kostumet e tyre kombëtare ku sollën larmishmëri nën drejtimin e koreografes Olta Ahmetaj dhe drejtorit muzikor Fabian Basha dhe drejtorit të fotografisë Florin Tenolli.
Sot publiku në sallë por dhe ai mbarë shqiptar nëpërmjet valëve të Radio Televesionit Shqiptar në RTSH 1 do të kenë një event spektakolar siç është Miss Glob.
Mbretëresha edhe për pak orë, Anabel Pajano pritet të dorëzojë kurorën sonte në mesnatë tek me bukura e “Miss glob 2023” e cila do ta kujtojë si një nga ngjarjet më të rëndësishme ku do të kujtoj gjithmonë Durrësin dhe Shqipërinë.
Në këtë event do të marrin pjesë emra të njohur të muzikës shqiptare si Devis Xherahu dhe Endri Prifti, Gjergj Kacinari etj.
Në juri do të jenë prezentë shumë emra të njohur të botës së modelingut dhe stilistë që vijnë nga mbi 25 vende të botës.