“MISS MALËSIA 2023″/ Prej 20 vitesh që organizohet ky aktivitet në komunën e Tuzit
Vajzat më të bukura të trevës shqiptare të Tuzit në Malin e Zi u bënë pjesë e aktivitetit që organizohet prej 20 vitesh “Miss Malësia 2023”. Kompeticioni i bukurisë mblodhi vajzat që jetojnë anë e mbanë botës me origjinë nga kjo zonë. Kjo mbrëmje nisi me përkujtimin e disa prej figurave të shquara të Tuzit, të ndara nga jeta.
Organizatori i eventit , Arben Nikprelaj thotë se aktivitete si këto bashkojnë të gjithë malësorët kudo që janë.
Pjesë e këtij organizimi u bënë artistë të ndryshëm, mes të cilëve edhe disa nga këngëtarët e kësaj treve si Nikollë Nikprelaj etj.
Me datën 25 gusht do të organizohet Miss Malësia në xhubletë.