Miss Shqipëria 2022, Drita Ziri shpallet Miss Earth 2023

Drita Ziri
Drita Ziri, Miss Shqipëria e vitit 2022 është shpallur fituese e konkursit ndërkombëtar Miss Earth që u mbajt ditën e sotme (22 dhjetor) në Vietnam.
Bukuroshja shqiptare mposhti 84 konkurrentet e tjera në këtë garë.
Ky sukses është i madh jo vetëm për bukuroshen shqiptare, por edhe për vetë Shqipërinë pasi për herë të parë arrihet ky rezultat në historinë e konkurseve madhore të bukurisë botërore.
Drita Ziri do të shërbejë si ambasadore për mbrojtjen e mjedisit dhe do të udhëheqë projekte që ndihmojnë në përhapjen e ndërgjegjësimit për qëndrueshmërinë dhe vetëdijen ekologjike.


