MISS Shqipëria 2024, dy ditë na ndajnë nga spektakli më i madh i bukurisë shqiptare
Edhe dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Miss Shqipëria 2024 ku nga 25 konkurrentët bukuroshe njëra prej tyre do të rrëmbejë kurorës e artë cila do ti dorëzohet nga mbretëresha aktuale Sonja Sallaku në një spektakël maratonë .
Finalja e madhe do të mbahet në kalanë e Peqinit, teksa kryetari i Bashkisë mirëpriti vajzat në një takim informal para sheshit te pallatit te kulturës ku i uroi suksese në event teksa nuk nguroi ti tregonte edhe për historikun e këtij qyteti.
“Peqini e meritonte një qytet të tillë, Peqini është një qytet i vjetër. Jeni të gjitha shumë të bukura dhe e keni një eksperiencë për jetën tuaj këtë dhe uroj ta mbani mend gjatë”, tha kryetari i bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi.
Vajzat vizituan monumentet historike të qytetit ,kullën e sahatit te vjetër u njohën me historinë e xhamisë përbri sahatit ,më pas u drejtuan për nga gjurmët e rrugës 2200 vjeçare Egnatia e me pas në muret e kalasë magjike aty ku nga do te shpallet dhe mbretëresha e këtij viti për bukurinë Shqiptare.
Tashmë ethet e garës kanë nisur, ndërsa vajzat janë fokusuar në provat intensive koreografike ne drejtimin e koreografes Olta Ahmetaj dhe drejtorit muzikor Fabian Basha . Finalja e madhe do të transmetohet drejtpërsëdrejti në RTSH 1 .