Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria 2025

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27 të saj. Audicionet e Miss Shqipëria 2025 kanë nisur në studiot e Radio Televizionit Shqiptar.  Edicioni i 27 i Miss Shqipëria do të mbahet në muajin qershor në qytetin e Fierit, më pas do të fillojë periudha e grumbullimit dhe turi i zakonshëm, nëpër disa qytete, në të cilat është mbajtur ky event bukurie ndër vite.

Ky është edicioni i 27 i Miss Shqipërisë, është një shtegtim gjigand nëpër gjithë monumentet e trashëgimisë tonë kulturore. Këtë vit nata finale do të zhvillohet në sheshin kryesor të qytetit të Fierit. Kjo fazë do të shtegtojë në të gjithë qendrat e qyteteve”, u shpreh producenti dhe regjisori Petri Bozo.

Për shkak të numrit të madh të aplikanteve këtë vit audiocionet kanë nisur më herët se zakonisht.

Këtë vit kemi nisur shumë herët audicionet për vet faktin sepse sapo hapa aplikimet në ëeb-in zyrtar kemi pasur një numër shumë të lartë aplikantesh”, tha Bozo.

Vitin e kaluar Miss Shqipëria u zhvillua në kalanë e Peqinit me kurorëzimin e Klea Llagonia. Miss Shqipëria është eventi me jetëgjatë në Shqipëri dhe  prej shumë vitesh promovon  vlerat historike e kulturore dhe turistike  të vendit çka pritet të ndodhë edhe këtë vit. Finalja e madhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.