Misteret e “Shpellës së Pëllumbasit”, atraksion turistikTurizmi speleologjik, …
Misteret e “Shpellës së Pëllumbasit”, atraksion turistik
Turizmi speleologjik, vijon të tërheqë vizitorët vendas dhe huaj kuriozë të natyrës dhe historisë në Shqipëri, që është e pasur me një larmi të madhe shpellash dhe formacione gjeonatyrore.
“Shpella e Pëllumbasit, Tiranë, është vizituar nga speologët për herë të parë në vitin 1995, dhe tashmë njihet si një ndër gjashtë shpellat karstike në Evropë”, shkroi Ekonomi.
Shpella e Zezë e Pëllumbasit gjendet në juglindje të Tiranës mbi grykën panoramike të Skorranës e krijuar nga lumi Erzen. Ajo ndodhet 350 metra mbi nivelin e detit. Ajo të shfaqet befas dhe vjen duke u zgjeruar përherë dhe më shumë kur i afrohesh. Shpella e Zezë e Pëllumbasit shtrihet në një thellësi prej 300 m (e eksploruar) dhe të tërheq vëmendjen me formën e saj, por edhe me ndërtimin e brendshëm, si në thellësinë e një galerie të stërmadhe miniere.
Tavani shkëmbor është i mbushur me stalagmite gjithfarë formash dhe dyshemeja e saj me stalaktite. Interesante janë gropat në dysheme, por edhe tavani i shpellës me togëzimet gëlqerore të gurëzuara dhe me struktura nga më të çuditshmet.