Mitaj: Broja heroi me Kroacinë, mbrojtësi kuqezi komenton edhe sulmet ndaj Hysaj
Hyri në histori si lojtari më i ri i kombëtares kuqezi që luan në një fazë finale të Europian, duke lënë pas Elseid Hysajn e para 8 viteve. Pas humbjes me Italinë, Mario Mitaj ka dalë para mediave, duke folur për sfidën e radhës me Kroacinë.
Mitaj mendon se Armando Broja mund të jetë heroi i ndeshjes me Kroacinë, ndërsa ndalet edhe tek ëeshtja Hysaj, i cili, të paktën në rrjetet sociale, po fajësohet për golin e dytë me Italinë.
Shqipëria ndeshet me Kroacinë të mërkurën, me shpresën e një rezultati pozitiv, teksa vazhdojmë të besojmë ëndrrën e kalimit të fazës së grupeve. Do të jetë një ndeshje e fortë, një mundësi që kuqezinjtë, jo vetëm të tregojnë veten, por edhe të kënaqin tifozët, që sërish pritet të jenë të shumtë në stadium.