Mitsotakis : BE duhet të përmirësojë aftësitë mbrojtëse
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis gjatë punimeve të Samitit të BE-së në Bruksel, duke iu referuar referuar çështjes së mbrojtjes, theksoi se duhet të bëjmë më shumë duke përmirësuar aftësitë mbrojtëse.
Ndër të tjera, z. Mitsotakis vuri në dukje se Evropa duhet të bëjë më shumë në fushën e mbrojtjes dhe se duhet të forcojë dhe përmirësojë mbrojtjen e BE-së.
Ai theksoi se “jemi në një kohë kur Evropa duhet të bëjë më shumë në këtë fushë, të zhvillojë dhe financojë industrinë evropiane të mbrojtjes dhe të mos varet nga palët e treta. Çdo gjë më pak dërgon mesazhin e gabuar”, theksoi ai.
Më herët, Kyriakos Mitsotakis duke ardhur në Samit tha se tre familjet politike kanë rënë dakord të propozojnë Ursula von der Leyen për presidente të Komisionit Evropian, Antonio Costa për 2.5 vjet si president i Këshillit Evropian dhe Kaya Kalas për postin e Lartë të BE-së, si përfaqësues për Punët e Jashtme.
Shpresoj, tha kryeministri, se “opsionet do të pranohen nga Këshilli Europian, në mënyrë që të vijojë votimi në Parlamentin Europian. Është e rëndësishme që procesi të përfundojë brenda korrikut”, theksoi z. Mitsotakis.