Mitsotakis: Beleri të betohet si kryebashkiak, kusht i domosdoshëm anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Mitsotakis

Mitsotakis

Kryeministri i Greqisë, Kiriakos (Kyriakos) Mitsotakis gjatë vizitës së tij në Tiranë në kuadër të Samitit për Procesin e Berlinit, deklaroi se kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, ka të drejtë të betohet, ndonëse është në burg.

Është një e drejtë e patjetërsueshme që buron nga rendi kushtetues shqiptar. Një e drejtë plotësisht në përputhje me rregullat evropiane të shtetit të së drejtës. Rëndësi ka që ai të betohet për të lënë këtë hije të rëndësishme që prek padyshim marrëdhëniet greko-shqiptare”, tha Mitsotakis.

Mitsotakis dërgoi mesazhin e qartë se çështja ‘Beleri” është e lidhur drejtpërdrejt me negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë.

Zgjidhja e çështjes është një kusht i domosdoshëm që Greqia të ndërmarrë hapin e radhës dhe të pranojë nisjen e procesit të negociatave të Shqipërisë me BE-në ”, vuri në dukje kryeministri.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve menjëherë më pas, ai tha se do të kërkonte ta diskutonte këtë çështje me kryeministrin shqiptar Edi Rama. “Qëndrimi ynë është i qartë. Unë nuk kam ndërmend të ndërhyj në proceset e drejtësisë së pavarur shqiptare, por Fredi Beleri ka të drejtë të betohet edhe kur është në paraburgim, gjë që do t’ia bëj të qartë edhe zotit Rama. Shpresoj se do të arrijmë ta zgjidhim çështjen”, tha ai, raporton Kathimerini.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.