Mjafton vetëm letërnjoftimi elektronik ose pasaporta biometrike, lehtësohen procedurat për emigrantët shqiptarë
Duke filluar nga sot (25 tetor), shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të aplikojnë për letërnjoftim elektronik, ose për pasaportë biometrike, pa qenë më e nevojshme të pajisen detyrimisht me të dy dokumentet njëkohësisht.
Lajmi u bë me dije nga Ministria e Brendshme, sipas së cilës nisma ka qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e qytetarëve, që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë.
Ndryshimi vjen edhe si përgjigje ndaj kërkesave të vazhdueshme të diasporës shqiptare, për të lehtësuar aksesin në dokumentet e nevojshme për ta, si dhe për të ulur kostot e përfshira në procesin e aplikimit.