Kolanës së botimeve kushtuar Ndre Mjedës, të realizuara nga studiuesi, Mentor Quku, i është shtuar së fundmi një tjetër vëllim, i cili fokusohet në poezinë e poetit të madh shqiptar.
Kjo vepër u realizua me iniciativën e Valbona Quku Lisha, vajza e të ndjerit Mentor Quku, si një vazhdimësi e punës së palodhur të studiuesit në ndriçimin dhe promovimin e krijimtarisë së Mjedës.
Vepra “Mjeda – Poezia” përmbledh studime, analiza dhe qëndrime mbi poezinë e Ndre Mjedës nga disa prej emrave më të njohur të letrave shqipe.
Ky botim vlerësohet si një kontribut i çmuar në kulturën dhe letërsinë shqiptare.
Promovimi i këtij vëllimi dhe i gjithë kolanës për Mjedën, u mbajt në bibliotekën “Marin Barleti” në Shkodër, pikërisht në datën 7 Mars, një ditë me simbolikë të veçantë për arsimin dhe mësuesit. Kjo zgjedhje nuk ishte e rastësishme, pasi Mentor Quku ishte një nga mësuesit e shquar shkodranë, i cili ka lënë gjurmë të rëndësishme në fushën e studimeve mbi Mjedën dhe letërsinë shqipe.
Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, priti…
Vetëm pak ditë pushim dhe Abissnet Superiore rikthehet sërish në fushë dhe në ekranin e…
7 Marsi është një ditë e veçantë për arsimin shqiptar, pasi simbolizon hapjen e shkollës së parë…
Departamenti i Shtetit i SHBA po përgatitet të mbyllë në muajt e ardhshëm pothuajse një…
Në ditën e tyre, mësues nga i gjithë vendi, që kanë dhënë kontribut në arsim,…
Me rastin e “Ditës së Mësuesit”, Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një ceremoni të…
This website uses cookies.