Mjekja që dashuron pikturën / Amire Demolli nga Prishtina zgjodhi Shkodrën për ekspozitën e saj personale
“Përplasje Botërash” ishte kjo ekspozita më e re që u çel në galerinë “Oda” në Gjuhadol nga Amire Demolli. Autorja nga Prishtina është mjeke në profesion por pasioni i madh për pikturën e shtyu të çel ekspozitën e saj të tretë personale.
17 punimet e saj, të realizuara në tre vitet e fundit pasqyrojnë dy cikle ku njëri i përket të kaluarës, e lidhur me historinë, artefaktet dhe kështjellat, mes tyre dhe ajo e Rozafës ndërsa tjetri të ardhmes që në dukje ngjan abstrakt por është plot ngjyra jete. Shkodra ishte qyteti i parë jashtë Kosovës që ajo zgjodhi të çel ekspozitën e saj.
Për autoren e ekspozitës dhe stilin krijues flasin edhe miqtë e saj.
Amire Demolli ka përfunduar studimet Master në Akademinë e Arteve në Prishtinë, në degën e Pikturës. Që nga ajo kohë artistja është shfaqur mjaft aktive me punimet e realizuara në këtë fushë.