gjykata e lezhes
63- vjeçari Zef Përduka do të vazhdojë të qëndrojë në burg. Mjeku ligjor i spitalit të Rrëshenit ka dalë para togave të zeza të gjykatës së Lezhës për tu njohur me masën e sigurisë. Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata ka shqyrtuar dokumentacionin e organizimit të akuzës, sipas të cilit Përduka ka marrë para për një akt-ekspertimi. Mësohet se vetë i akuzuari, ka mohuar ti ketë kërkuar para qytetarit, por ka qenë vetë ky i fundit që ia ka lënë mbi tavolinë. Pavarësisht këtyre pretendimeve të mjekut ligjor të spitalit të Rrëshenit, gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë, duke e konsideruar të ligjshëm arrestimin e 63- vjeçarit tre ditë më parë dhe vendosi si masë sigurie “arrest me burg” për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Ka qenë një shtetas 55-vjeçar, banues në fshatin Spiten të Lezhës, i cili denoncoi në polici mjekun ligjor Përduka. Sipas denoncuesit, 63- vjeçari i kishte kërkuar 100 euro për të krye një akt- ekspertimi. Jo vetëm kaq por qytetari ka filmuar çdo gjë, duke e paraqitur si provë në polici. Uniformat blu reaguan menjëherë duke arrestuar Zef Përdukën, i cili pas vendimit të sotëm të gjykatës së Lezhës, do të vijojë të qëndrojë në burg.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.