“Mjeshtri” Ancelotti! Rekord Superkupash dhe 30 trofe të fituar në karrierë

Carlo Ancelotti tani është një legjendë e Real Madridit. Trajneri italian barazoi legjendarin Miguel Munoz, duke fituar trofeun e tij të 14-të si trajner i “Los Blancos”, trofeu i 30-të në total në karrierën e tij; askush nuk ka bërë më mirë në historinë e lavdishme të klubit të kryeqytetit spanjoll.

Historia moderne e Real Madridit nuk mund të kuptohet pa “Mbretin Carlo”, i cili ka fituar tre nga gjashtë Ligat e fundit të Kampionëve, si Zinedine Zidane. Në vitin 2014 ishte ai që i dha fund një pritjeje të gjatë (dymbëdhjetë vjet), duke ngritur Décima-n e lakmuar në Lisbonë, në finalen thriller kundër Atletico-s së Simeones.

Zizou, asistent në atë kohë, mori drejtimin nga Rafael Benitez në janar 2016 dhe filloi një cikël të pabesueshëm, i cili solli tre triumfe radhazi në Evropë (kundër Atletico, Juventus dhe Liverpool). Ancelotti u rikthye në vitin 2021 dhe menjëherë goditi çiftin e Champions League-Liga, një arritje që ai përsëriti sezonin e kaluar.

Italiani bëhet edhe trajneri që ka fituar më së shumti Superkupën e Europës (pesë), duke ia kaluar Josep Guardiolës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.