Mjeshtri i prodhimit të instrumentëve frymorë, ish- efektivi i policisë realizon fyej të 12 zonave të Veriut dhe Kosovës

Në këtë dhomë të vogël, në Spitën të Lezhës, prodhohen instrumenta frymorë të 12 krahinave të veriut dhe Kosovës. Fyejt dhe bilbilat realizohen nga Tonin Kolthi, një ish-efektiv policie i apasionuar pas folklorit.
I frymëzuar nga të parët e tij, Tonin Kolthi nisi të prodhojë instrumenta frymorë që në moshë të vogël.
Toninin e gjejmë duke punuar një fyell të mjeshtrit të madh Shaqir Hoti nga Kosova, të cilin e përfundoi brenda një kohe të shpejtë dhe e bëri gati për punë.
Teksa tregon teknikën që përdor, Tonin Kolthi thotë se fyelli i çdo zone është i ndryshëm. Instrumentat frymorë i prodhon nga pasioni dhe jo përfitimi, ndërsa ju kërkon të rinjve që të ruajnë traditat e të parëve.
Tonin Kolthi është ndër të vetmit person që prodhon instrumenta frymorë në zonën e veriut, ndërsa kërkesat për to janë të konsiderueshme.