Categories: LajmeKuriozitete

Mjetet të cilat kanë ndikim më të madh në ndotjen e mjedisit

Njeriu është në lëvizje të vazhdueshme dhe rritja globale e transportit ka efekte në mjedis, prandaj është e rëndësishme të dini se cilat janë mjetet që ndotin më shumë mjedisin avionët, anijet, trenat, makinat, motoçikletat…?

Avioni, kampion i ndotjes- Nëse llogarisim ndotjen, avioni është mjeti i transportit që ndot më shumë. Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, një avion lëshon 258 gram CO2 për pasagjer. Imagjinoni se çfarë do të thotë kjo, duke pasur parasysh sa miliona njerëz fluturojnë rreth planetit çdo ditë.

Anijet turistike, ndotje e lartë- Anijet e lundrimit janë gjithashtu ndër mjetet ndotëse të transportit ku llogaritet rreth 245 gram CO2 për milje.

Ndotja e anijeve të mallrave- Në mënyrë të ngjashme, anijet e mëdha të mallrave ndotin pak a shumë njësoj si një anije pasagjerësh.

Mjetet motorike në rrugë, një tjetër burim ndotjeje- Një ndotje masive e ambientit vjen nga mjetet motorike që punojnë me lëndë djegëse.

Sa ndot një kamion?- Transporti i mallrave në rrugë është shumë i keq për mjedisin, CO2 që lëshon një kamion varet nga ngarkesa, kilometrazhi dhe modeli i kamionit, por në çdo rast, do të ishte rreth 158 gram CO2 për kilometër.

Makinat (jo elektrike)- Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, makinat lëshojnë 104 gram CO2 në atmosferë për pasagjer për kilometër.

Motoçikletat, sa ndotin?- Një motoçikletë lëshon 72 gram CO2 për pasagjer për kilometër.

Autobusi dhe ndotja e tij- Autobusi ndot (mesatarisht) 68 gram CO2 për pasagjer për kilometër. Duke qenë se është një mjet transporti i përbashkët dhe me kapacitet për shumë pasagjerë, është më ekologjik se një furgon apo një makinë.

Skuteri ekologjik?- Është e vërtetë që skuterët elektrikë nuk lëshojnë CO2 në atmosferë. Megjithatë, gjurmët e tyre mjedisore shtohen për sa i përket energjisë dhe ndotjes së përfshirë në prodhimin e tyre masiv.

Biçikleta- Një alternativë e mirë është biçikleta. Është një mjet transporti pa emetime CO2 dhe ndikojnë për mirë edhe në shëndet duke ju mbajtur aktiv.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

12 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

13 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

13 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

13 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

13 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

13 hours ago

This website uses cookies.