Moda parakalon në “Ariston” – Eventi në RTSH, Shqipëria me dy modele

moda ariston

moda ariston

Një nga eventet me prestigjioze në fushën e modës dhe stilistëve, “The Look of the Year”, do të zhvillohet për herë të parë në historinë e tij në teatrin “Ariston” të Sanremos, i njohur gjërësisht në gjithë botën, po edhe në Shqipëri prej festivalit të rëndësishëm evropian të muzikës së lehtë me të njëjtin emër, Sanremo.

Shqipëria prej 16 vitesh merr pjesë në këtë event me modelet nga konkursi zyrtar i “Miss Shqipëria” dhe jo vetëm.

Këtë vit, vendin tonë e përfaqësojnë dy modele: Klea Kaloti dhe Kejsi Pëllumbi.

E veçanta është se Radiotelevizioni Shqiptar është media partnere e këtij eventi duke filmuar e prodhuar gjithë ngjarjen nga pikëpamja e videoproduksionit, si edhe duke qenë media ekskluzive e transmetimit televiziv.

Në event marrin pjesë rreth 69 modelë nga e gjithë bota dhe stiliste të ndryshëm.

Eventi final zhvillohet të hënën në orën 19:00 në sallën e famshme të teatrit “Ariston” dhe filmohet ekskluzivisht nga ekipi i RTSH-së nën drejtimin e regjisorit dhe producentit Petri Bozo, i cili është gjithashtu drejtor kombëtar për Shqipërinë dhe Kosovën në “The Look of the Year”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.