moda ariston
Një nga eventet me prestigjioze në fushën e modës dhe stilistëve, “The Look of the Year”, do të zhvillohet për herë të parë në historinë e tij në teatrin “Ariston” të Sanremos, i njohur gjërësisht në gjithë botën, po edhe në Shqipëri prej festivalit të rëndësishëm evropian të muzikës së lehtë me të njëjtin emër, Sanremo.
Shqipëria prej 16 vitesh merr pjesë në këtë event me modelet nga konkursi zyrtar i “Miss Shqipëria” dhe jo vetëm.
Këtë vit, vendin tonë e përfaqësojnë dy modele: Klea Kaloti dhe Kejsi Pëllumbi.
E veçanta është se Radiotelevizioni Shqiptar është media partnere e këtij eventi duke filmuar e prodhuar gjithë ngjarjen nga pikëpamja e videoproduksionit, si edhe duke qenë media ekskluzive e transmetimit televiziv.
Në event marrin pjesë rreth 69 modelë nga e gjithë bota dhe stiliste të ndryshëm.
Eventi final zhvillohet të hënën në orën 19:00 në sallën e famshme të teatrit “Ariston” dhe filmohet ekskluzivisht nga ekipi i RTSH-së nën drejtimin e regjisorit dhe producentit Petri Bozo, i cili është gjithashtu drejtor kombëtar për Shqipërinë dhe Kosovën në “The Look of the Year”.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.