“Model interesant” – Ministrja gjermane vlerëson paktin e Itali–Shqipëri për emigrantët

Disa shtete perëndimore po punojnë për trajtimin e procedurave të azilit në vende të treta për arsye logjistike. Britania e Madhe ka modelin e Ruandës, ndërsa Italia dhe Shqipëria kanë rënë dakord që një numër i caktuar emigrantësh çdo vit t’i nënshtrohen procedurës për azil në tokën shqiptare.

Jam entuziaste kur shoh se çfarë po bëjnë Italia dhe Shqipëria së bashku. Italia do që procedurat e azilit t’i kryejë në Shqipëri. Është një model interesat, të cilin po e diskutoj me homologen time italiane,” shprehet Nensi Fezer (o. Nancy Faeser), ministrja gjermane e Punëve të Brendshme dhe të Komunitetit, në një intervistë për revistën gjermane “Stern”.

Qeveria qendrore dhe drejtuesit e landeve të Gjermanisë po shqyrtojnë mundësinë për të ndjekur një shembull të ngjashëm për procesimin e azilkërkuesve jashtë Bashkimit Europian.

Ministrja Fezer thotë se kjo çështje është e komplikuar, pasi duhen gjetur vendet e gatshme për të pritur një fluks të lartë refugjatësh, që ata të jenë të sigurt atje dhe t’u respektohen të drejtat themelore të njeriut.

Shembulli i Ruandës duket i vështirë për t’u ndjekur, thotë vartësja e kryeministrit socialdemokrat, Olaf Sholc (o. Scholz). Qeveria konsveratore britanike ka vendosur të dërgojë drejt shtetit afrikan personat që kanë hyrë në Britaninë e Madhe pa leje dhe mund të aplikojnë prej andej për azil

Ndërkohë raportohet se katër lande gjermane i kanë shprehur rezerva Ministrisë së Brendshme se po hasin probleme me kthimin e emigrantëve për të cilët është vendosur largimi nga vendi. /Stern

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.