Modernizim më i shpejtë i FA-së falë mbështetjes së SHBA-së

Shqipëria dhe SHBA po bashkëpunojnë për riaktivizimin e industrisë shqiptare të mbrojtjes.

Kjo u bë e ditur gjatë një takimi të martën mes Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu me atasheun ushtarak amerikan, kapiten i rangut II Eric Cote. 

Në fokus të takimit ishte ecuria e projektit të Portit të ri në Porto Romano. Punimet e fazës së parë parashikojnë dhe ndërtimin e infrastrukturës parësore të bazës autonome detare për forcat shqiptare dhe ato aleate.

Ministri Vengu informoi se në takim u nënvizua edhe rëndësia e Korridorit VIII për mbështetje logjistike, furnizime dhe dislokime të shpejta të trupave dhe mjeteve në kuadër të mbrojtjes së përbashkët.

“Mbështetja esenciale në mjete, sisteme dhe rritje kapacitetesh nga SHBA, shton përgjegjësitë tona për një modernizim me hapa më të shpejtë”, theksoi ministri Vengu.

Ai vlerësoi se bashkëveprimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleat strategjik, është i pazëvendësueshëm për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.