Banka e Shqipërisë ka intensifikuar përpjekjet së bashku me Bankën Botërore, BE-në dhe Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, në drejtim të tre prioriteteve kryesore në fushën e sistemeve të pagesave si implementimi i ligjit “Për shërbimet e pagesave”, pjesëmarrja në Tregun Unik të Pagesave në Euro dhe ndërtimi i InstantPayment.
Në kuadër të projektit rajonal të BB-së për Modernizmi i sistemit të pagesave në Ballkanin Perëndimor Bankës së Shqipërisë po zhvillon punimet e workshop-i me temë “Modernizimi i sistemeve të pagesave në Shqipëri”
Zëvendësguvernatorja Minxhozi theksoi se tashmë është finalizuar miratimi i kuadrit rregullator që bën të mundur zbatimin e plotë të ligjit “Për shërbimet e pagesave”. Zbatimi i tij, nga njëra anë e hap tregun edhe për palë të treta ofruese të shërbimeve të pagesave, dhe nga ana tjetër, rrit kërkesat për përforcimin e standardeve të sigurisë në kryerjen e pagesave. Në këtë kontekst, sfidë aktuale mbetet zbatimi në praktikë i konceptit të “bankingut të hapur” (openbanking), i cili ofron mundësi për zgjerimin e shërbimeve të pagesave dhe rritjen e konkurrencës.
Pjesëmarrja e Shqipërisë në SEPA jo vetëm që do të shënojë një hap tejet të rëndësishëm në rrugëtimin drejt integrimit evropian, por do të krijojë lehtësira për bizneset dhe konsumatorët shqiptarë në terma të kostos, kohës dhe thjeshtësisë me të cilën do të kryejnë transaksione ndërkufitare brenda tregut evropian. Gjithashtu, ky projekt vlerësohet se do të ketë një kontribut domethënës në disa sektorë strategjikë, siç janë turizmi dhe eksportet me BE-në, ndërkohë që pritet të ndikojë dhe në formalizimin e flukseve të remitancave.
Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…
Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…
Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…
Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
This website uses cookies.