Modi inauguron tempullin Hindu – Opozita indiane e akuzon se përdor fenë për qëllime politike

Kryeministri i Indisë Narendra Modi ka inauguruar një tempull që i është dedikuar zotit Ram të hinduve në qytetin e Ayodhya-s.

Tempulli është ngritur mbi tokën ku dikur ndodhej një xhami e shekullit të 16-të e cila u rrafshua nga turma të besimtarëve hindu në 1992-in kur rreth 2 mijë persona humbën jetën gjatë protestave mbarëkombëtarë kundër një shembjeje të tillë.

Pas kësaj ngjarje, filloi një betejë ligjore për pronësinë e tokës së xhamisë, e cila u zgjidh në vitin 2019 kur Gjykata supreme ia dha tokën hinduve, ndërsa myslimanëve iu dha një territori jashtë qytetit për të ndërtuar xhaminë e tyre. 

Në ceremoninë e inaugurimit të tempullit të ram morën pjesë mijëra të ftuar, por disa udhëheqës fetarë dhe pjesa më e madhe e opozitës e bojkotoi atë duke pretenduar se Modi po e përdorte tempullin për qëllime politike. 

Ne Indi pas disa muajsh mbahen zgjedhjet e përgjithshme dhe rivalët politikë të Modit thotë se partia e këtij të fundit Bharatiya Janata Party (BJP) do të kërkojë vota në emër të tempullit.  Kritikët gjithashtu thonë se qeveria po kalon kufijtë duke mbajtur një aktivitet fetar ndërkohë që vendi, sipas kushtetutës, është laik.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.