Modifikoi një objekt për qitje / Policia e Shkodrës arreston të riun, po qarkullonte me një automjet

policia shkoder 24

Forcat e Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, arrestuan në flagrancë një 26 vjeçar nga Shkodra.Sipas bluve i riu me inicialet M.H, teksa po lëvizte me një automjet, gjatë kontrollit që i është bërë , shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një objekt të modifikuar për qitje.Sakaq Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan një 45 vjecar banues në Shijak, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim. Ky shtetas u kap në PKK Port Durrës.  Ndërkohë Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 52 vjeçar, banues në fshatin Dobraç, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave“, “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm“ dhe “Punësim i paligjshëm”, pasi nga verifikimet e kryera në lavazhin e tij, rezultoi se nuk kishte dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit. Sakaq Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas banues në Shkodër, pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës të Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 4 shtetas, pasi kanë kryer punime ndërtimi, në Theth, pa lejen përkatëse. Ndërkohë Specialistët e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 41 vjeçar, banues në Shkodër, pasi është kapur në hyrje të qytetit të Shkodrës, duke transportuar mallra dhe produkte ushqimore, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar nga Mali i Zi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.