Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Europës, duke folur gjatë një konference në Beograd, vlerësoi se një nga efektet e ardhjes në pushtet të administratës Trump do të jetë anëtarësimi i një ose dy shteteve të reja në Union.
Do të shpresojmë theksoi ajo që të ndodh kështu, duke shtuar se produkt i rikthimit të Donald Trump në pushtet do të thotë më shumë investime në sigurinë dhe mbrojtjen në Evropë.
Duke parafrazuar ekonomistin francez Jean Monnet, ajo citoi se ,”BE-ja duhet të jetë në prag të një katastrofe për të qenë në gjendje të veprojë shpejt dhe e bashkuar”.
Mogherini shtoi se kur perceptimi i përmasave të sfidës ndahet mes liderëve të BE-së, vendimet merren shpejt.
Ajo përmendi një front të bashkuar që BE bëri pas Brexit dhe gjatë pandemisë COVID si shembuj të kësaj.
“Nuk ka asnjë vend në Evropë që është mjaft i madh për të negociuar vetëm me Trump. Kjo është arsyeja pse, edhe nëse Trump është për qasje dypalëshe, ata duhet të jenë të bashkuar edhe për atë tryezë të bisedimeve”, tha Mogherini.
Ndërkohë, Thomas Gomart , Drejtor i Institut français des marrëdhënie ndërkombëtare, tha se pritshmëria në Evropë është që rizgjedhja e Donald Trump të krijojë shumë “Trumpa të vegjël” kudo.
Ai vlerësoi se ka sfida për ta bërë Evropën “të qëndrueshme ndaj Trumpit”.
“Ka mungesë të lidershipit politik në Evropë tani. Situata politike në Francë nuk është aspak e lehtë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Gjermaninë. Ka një lloj vakumi në një masë”, tha Gomart.
Roberta Flack, këngëtarja legjendare fituese e Grammy, e njohur për klasikët si "Killing Me Softly…
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka propozuar një ide të re që mund të ndryshojë mënyrën…
Marrëveshja e SHBA me Ukrainën për shfrytëzimin e tokave të rralla është jashtëzakonisht kritike. Elementet…
Në 74-vjetorin e vrasjes së 22 intelektualëve nga regjimi komunist, Departamenti i të Përndjekurve në…
Panairi i Edukimit, një projekt mbështetës për të rinjtë gjimnazistë të veriut të Shqipërisë, po…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i pranishëm në tryezën e organizuar nga…
This website uses cookies.