Moisi Duda zgjidhet anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Klp

Klp

Moisi Duda është anëtari më i ri i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sipas informacioneve siguruar nga RTSH,  Duda, prokuror i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, arriti të siguronte 122 vota, ndërsa kundërshtarja e tij mori vetëm 106 vota.

Procesi për zgjedhjen e dy anëtarëve të tjerë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, po vijon.

Pritet që dy prej 5 kandidatëve të zgjidhen anëtarë të KLP-së, duke ripërtërirë kështu plotësisht përbërjen e tij që nga momenti i krijimit në dhjetorin e vitit 2018.

Për pozicionet e lira në KLP kanë shprehur interes kandidatët e mëposhtëm:

Edina Kurti, prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;

Edlira Bako, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan;

Elsa Miha prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;

Olgert Eminaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë; dhe

Vatë Staka, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.