Moli pranë Urës së Bunës, Spiropali: Një investim që do të nxisë zhvillimin e turizmit ndërkufitar Shqipëri- Mali i Zi

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në Shkodër, për ndërtimin e një moli pranë Urës së Bunës.

Spiropali thekson se ky investim madhor do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm të turizmit ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

“Momente nga punimet në Shkodër që po kryhen në kantierin e transformimit të hyrjes së kryeqendrës së veriut, pranë Urës së Bunës, një investim madhor që do të rikthejë lundrimin në lumin Bunë dhe do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm të turizmit ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi”, shkruan Spiropali.

Sipas saj, puna po ecën me ritme të mira pavarësisht pengesave të krijuara për shkak të nivelit të lartë të ujit në lumë, çka ka sjellë edhe shtyrjen e përfundimit të projektit deri në fund të muajit qershor.

Në videon e publikuar nga Spiropali, shfaqet edhe kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i cili shikohet teksa inspekton nga afër punimet që po kryhen pranë molit në hyrjen e qytetit, pranë Urës së Bunës.

Beci shprehet se qëllimi është të rikthejmë lundrimin në lumin Bunë dhe gjithashtu të zhvillojmë turizmin ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Gjatë inspektimit Beci u njoh me ecurinë e projektit, por edhe me pengesat që janë krijuar për shkak të nivelit të lartë të ujit në lumë.

“Për fat të mirë, pavarësisht pengesave, puna do të vazhdojë me ritme të shpejta. Jemi të vendosur për ta përfunduar këtë investim me sukses”, tha Beci.

Ky investim pritet të ketë ndikim të dukshëm jo vetëm në lundrimin e Bunës dhe liqenit të Shkodrës, por edhe në turizëm. Ai kap vlerën e rreth 1.2 milionë eurove.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.