Moment i artë për sulmuesin, Lautaro kërkon rekorde në Serie A
Aktualisht ndodhet në kuotën e 98 golave të shënuar në Serie A, dhe Lautaro Martinez synon shifrën e 100 golave në kampionatin Italian.
Nga sezoni i tij i parë në kampionat, vetëm Ciro Immobile ka realizuar më shumë gola (114). Sulmuesi i Interit është i vetmi lojtar që ka shënuar më shumë se 15 gola si me këmbën e majtë, të djathtë dhe me kokë, në 6 sezonet e fundit të Serie A.
Konkretisht me një mesatare prej 0,69 gol për ndeshje, ka realizuar 58 me të djathtën, 22 me të majtën dhe 18 me kokë. Argjentinasi synon të bëhet lojtari i nëntë që arrin të shënojë 100 gola me një skuadër në Serie A përpara se të mbushë 27 vjeç. Përpara tij e kanë arritur këtë vetëm dy lojtarë të Interit, Giuseppe Meazza dhe Mauro Icardi.
Lautaro mund të bëhet lojtari i 7-të me kombësi argjentinase që shënon 100 gola në Serie A. Përpara tij janë Gabriel Batistuta, Hernan Crespo, Gonzalo Higuain, Mauro Icardi, Abel Balbo e Paulo Dybala. Duke marrë parasysh të gjithë veprimtaritë, Lautaro është barazuar me Mauro Icardin në vendin e tetë me 124 gola, në klasifikimin e futbollistëve që kanë shënuar më shumë gola me fanellën e Interit.
Ai u bë lojtari i parë që realizon 4 gola që në ndeshjen e parë në Serie A, në epokën kur një fitore vlen 3 pikë, nga sezoni 1994/95. E pamundur ta harrosh atë ditë. Ishte 30 shtator 2023, në Arechi kundër Salernitanës, kur hyri në ndeshje nga stoli në 55’ dhe shënoi 4 gola nga 62’-89’.