Categories: BotaLajme

Momenti emocionues, gazetarja e CNN tregon në transmetim të drejtpërdrejtë se vuan nga kanceri i gjirit

Spikerja dhe gazetarja e CNN, zbuloi në transmetim të drejtpërdrejtë se po lufton me kancerin e gjirit. Në një moment emocionues, ajo i kërkoi audiencës të ndalej për një moment dhe të sillni ndërmend emrat e 8 grave që i njihnin dhe i vlerësonin në jetën e tyre, pasi statistikisht, 1 në 8 gra vuan nga kanceri  gjirit.

Merrni një sekondë kohë për të kujtuar emrat e tetë grave që i doni dhe i njihni në jetën tuaj sepse statistikisht, një në çdo tetë gra lufton kancerin e gjirit në një moment të jetës së tyre. Unë jam njëra prej tyre. Nuk jam sëmurë asnjë ditë në jetën time. Unë nuk pi duhan, alkool pi rrallë, kanceri i gjirit nuk është në familjen time, por ja ku jam e diagnostikuar me kancerin e gjirit në fazën 3”, tha ajo.

Sidner nuk mundi t’i mbante lotët teksa tha se është në muajin e dytë të trajtimit me kimioterapi dhe se më pas do t’i nënshtrohet trajtimit me rreze.

“Është e vështirë të thuhet me zë të lartë. Faza 3 nuk është më një dënim me vdekje për shumicën dërrmuese të grave, por realiteti më tronditi me të vërtetë kur fillova të hulumtoj më shumë rreth kancerit të gjirit, diçka që nuk e kam bërë kurrë përpara se të diagnopstikohesha. Nëse ndodh që jeni një grua me ngjyrë, keni 41 për qind më shumë gjasa të vdisni nga kanceri i gjirit sesa gratë e bardha. Për të gjitha motrat e mia, pavarësisht ngjyrës së lëkurës, ju lutem, bëni mamografitë tuaja çdo vit. Bëni vetë-kontrollet tuaja. Përpiquni ta kapni më shpejt sesa e kapa unë”, i tha ajo audiencës.

Nga ana e saj, Sidner e përfundoi me një mesazh mirënjohjeje personale. “E kam falënderuar kancerin që më zgjodhi mua. Po mësoj se pavarësisht se çfarë dreqin kalojmë në jetë, se unë jam ende çmendurisht e dashuruar me këtë jetë. Dhe vetëm të qenit gjallë ndihet shumë ndryshe për mua tani. Jam më e lumtur sepse nuk stresohem për gjërat e vogla që më mërzitnin. Dhe tani, çdo ditë që marr frymë, mund të festoj që jam ende këtu me ju”, tha ajo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Final Four” në RTSH, Federata Shqiptare e Futbollit zgjedh Szymon Marciniak për finalen e madhe

Në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit ka qenë vetë Armand Duka që ka konfirmuar…

30 minutes ago

“Final Four” në RTSH, Bërdariç për shortin: Në Shkodër duan titullin, me Dinamon nuk na kënaq barazimi!

Pak ditë pasi u ndeshën për të vendosur finalisten e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia dhe…

31 minutes ago

Konflikt fizik midis disa personave, dëmtohet xhami i zyrës së një partie politike

Policia ka bërë të ditur se në zonën e “Ali Demit” ka pasur një konlfikt…

35 minutes ago

PD deklaratë para Bashkisë Shkodër – Ted Kopliku: Ta kthejmë shtëpinë tonë dhe ta pastrojmë

Jam përpara jush, në emër të Partisë Demokratike, për të denoncuar skemat abuzive dhe gënjeshtrat…

1 hour ago

Shullani: Investime në arsim – Kandidati i PS- së kërkon votën për vijimësinë e tyre në Shkodër

Të nderuar banorë, Shkodra sot po përjeton investime të rëndësishmë në infrastrukturën arsimore dhe atë…

1 hour ago

Doshi: PSD, shtëpi e të gjithëve – Kreu i PSD- së vijon takimet elektorale, ndalesa e radhës në Korçë

Nga Korça, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi,  u shpreh se PSD është shtëpia…

1 hour ago