Momenti i Asllanit, mesfushori nis si titullar “derbin” kundër Ramadanit
Vazhdimi i vitit 2024 në mënyrë perfekte, pasi një tjetër fitore do ta çonte në 10 numrin e sukseseve radhazi në këtë vit kalendarik. Ky është objektivi i Interit që në orën 18:00 do të luajë ndaj Leçes. Zikaltërit e Simone Inzaghit po fluturojnë si kurrë më parë: ata do të dalin në fushë duke ditur tashmë rezultatin e Juventusit dhe me tre pikët do të ushtronin presion të mëtejshëm ndaj Milanit, që luan në mbrëmje ndaj Atalantës.
Është radha e Interit 2. Lajmi i madh në krahasim me të kaluarën e afërt është se Inzaghi do të ketë një formacion kryesisht të ristrukturuar. Ndryshe nga sa flitej ditën e djeshme, tashmë është e sigurt që Asllani do të zbresë në fushë nga minuta e parë në vend të Calhanoglu. Mesfushori shqiptar ka një mundësi të mirë për të treguar vlerat e tij në këtë takim, ku do të ketë përballë shokun e kombëtares, Ramadanin, që është një titullar fiks në formacionin e Leçes. Nuk ka ndodhur asnjëherë në sezon një rotacion kaq i madh, që nga ndeshja jashtë fushe kundër Real Sociedad. Ky mund të konsiderohet edhe si një provë, për të kuptuar se sa i prekshëm mund të jetë formacioni fiks i zikaltërve.
Disa ndryshime janë të detyrueshme (mungojnë Sommer, Acerbi dhe Thuram), të tjera të lidhura me mundësitë dhe kushtet. Fakti është se për disa ka ardhur koha për të dhënë përgjigje. Lista nis nga Sanchez, por disa pyetjeve mund t’i përgjigjet edhe vetë Asllani.