Lajme

“Mona Lisa” zhvendoset pas rinovimit të Luvrit. Tarifë shtesë për ata që duan ta vizitojnë

Piktura e famshme “Mona Lisa” e Leonardo da Vinçit do të zhvendoset në një hapësirë ​​të re ekspozite në Luvrin në Paris, si pjesë e një plani për të rinovuar muzeun më të frekuentuar në botë.

Ishte presidenti francez Emmanuel Macron që dha njoftimin, ndërsa shtoi se pas rikonstruksionit të Luvrit në 2031 vizitorët që duan të shohin “Mona Lisën” do të tarifohen me një buxhet shtesë.

Ndryshimet e tarifave do të futen nga janari i ardhshëm, kështu që turistët që vijnë nga vende jo të BE-së, do të paguajnë më shumë për ta vizituar.

Heqja e “Mona Lizës” nga pozicioni i saj aktual do t’i mundësonte muzeut ta prezantojë atë siç duhet dhe do ta bëjë më të lehtë shikimin e kryeveprave të tjera, të cilat shumë shpesh anashkalohen.

Muzeu i Luvrit vizitohet çdo ditë nga 30,000 persona dhe ¾ e këtij numri shkojnë në muze pikërisht për të parë pikturën e Leonardo da Vinçit.

Më herët drejtoresha e Luvrit, Laurence des Cars, ishte shprehur se muzeu po vuante nga problemet e rënda të mbipopullimit dhe mungesës së infrastrukturës për të përballuar këtë fluks të madh vizitorësh.

Punime të mëdha rinovimi do të ndërmerren gjithashtu në vitet e ardhshme për të modernizuar infrastrukturën dhe për të ofruar restorante dhe ambiente pushimi. Kostoja e përgjithshme e restaurimit llogaritet në disa qindra milionë euro.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liga e Europës në RTSH/ Roma eliminoi favoritët, Lacio pretendente kryesore sipas super-kompiuterit të OPTA-s

Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…

3 hours ago

Champions League/ Fejnord-Inter mes administrimit të energjive dhe fesë, gjashtë lojtarë agjërojnë

Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…

3 hours ago

Historia e mahnitshme pas “Ushtrisë Terrakota” të Kinës

Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…

3 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, ish-presidenti Moisiu i jep një mesazh klasës politike

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…

3 hours ago

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

4 hours ago

Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Asnjë shqiptar nuk do ta njohë varfërinë ekstreme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…

5 hours ago

This website uses cookies.