Mes Interit dhe fazës së 16-shes së Ligës së Kampionëve ka një pengesë të fundit për t’u kapërcyer, Monaco. Skuadra e Principatës, gjithashtu në ritëm të plotë për të shmangur play-off-in, do të kërkojë të japë maksimumin. “Të bëj llogaritë? Nëse më thoni tani, unë do të them jo. Ndoshta do të mendoj për këtë gjatë ndeshjes, duke menduar edhe për rezultatet e tjera – shpjegoi trajneri Adi Hutter -. Shpresojmë të bëjmë diçka të veçantë, por para ndeshjes nuk ka kuptim të flasësh për këtë”.
Trajneri austriak ka vetëm fjalë të mira për zikaltërit: “Javën e kaluar thashë që klubet italiane kërkojnë një barazim, por futbolli italian shkon përtej kësaj. Ata janë të mirë në mbrojtje, por nesër nuk mendoj se do të përballemi me klasien e skuadrave italiane: Interi është ndër më të mirët në Evropë dhe është një nga pretendentët për të fituar Ligën e Kampionëve”.
“Ata kanë shifra të mëdha, janë shumë të fortë në sulm. Unë e kam stërvitur Thuram në Gjermani dhe ai po ecën shumë mirë, por mendoj edhe për lojtarë të tjerë themelorë të Interit. Është e vështirë të mundësh një ekip kaq të fortë, por ne duam të tregojmë vlerën dhe guximin tonë”.
Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…
Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…
Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…
Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…
Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…
This website uses cookies.