Moncada: Të gjithë duan të fitojnë menjëherë, ja projekti i Milanit

Geoffrey Moncada, përgjegjësi i merkatos në klubin e Milanit, ka folur për të tashmen dhe të ardhmen, duke përcaktuar qartë strategjitë e kuqezinjve.

“Duam të krijojmë një grup me lojtarë cilësorë, por është një projekt për të cilin duhen 3-4 vite. Të gjithë duan të fitojnë menjëherë, edhe ne. Por duhet një plan për t’i bërë gjërat mirë dhe për të patur një skuadër të fortë çdo vit. Ne kemi ndryshuar shumë lojtarë. Vitin e ardhshëm do t’i shtojmë grupit dy ose tre elementë, por tashmë e kemi një bazë”, ka thënë drejtuesi i Milanit.

Më tej Moncada ka treguar edhe strategjitë e kuqezinjve për të piketuar lojtarë të rinj: “Sot ka shumë konkurencë në merkato, shumë klube punojnë mirë në këtë aspekt. Ne mundohemi të marrim të dhëna dhe statistika dhe më pas shkojmë shohim lojtarin në ndeshje. Të paktën në katër sfida, dy në shtëpi dhe dy në transfertë. Më pas marrim informacione të tjera, nga mentaliteti e deri te familja”.

Nuk mund të mungonte edhe një koment për sezonin aktual dhe momentin që po kalon skuadra e Piolit: “Sezoni është shumë i gjatë, duhet të jemi të qetë dhe të vazhdojmë të punojmë. Ka gjithmonë momente negative. Për mua është e rëndësishme që të jemi të ekuilibruar, kemi edhe shumë ndeshje për të luajtur”, ka thënë Geoffrey Moncada.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

2 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

2 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

2 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

2 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

2 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

14 hours ago

This website uses cookies.