Categories: LajmePolitikë

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Strukturën e Posaccme Antikorrupsion. Deri më tani nuk dihen arsyet e thirrjes së saj në SPAK, por vlen të kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar, Monika Kryemadhi pranoi se ishte në hetim pasuror nga Prokuroria e Posaçme.

Më 11 prill të këtij viti, SPAK mori në pyetje për gati 5 orë nënën e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi.

Kur doli nga ambientet e këtij institucioni, Fatime Kryemadhi deklaroi për mediet se ishte pyetur për pronën e saj.

Sqarova për pronën. Unë jam mamaja e Monikës, prandaj dhe ju keni ardhur këtu. Jam krenare për vajzën që kam […]. […]Që kur filloi të merret me djegëset ajo, këta filluan të merren pastaj[…]. Unë s’jam pa shtëpi. Kam punuar gjithë jetën. Unë skam qenë pa punë që më kanë nxjerrë këta që me një pension 160 mijë lekë, paskam blerë shtëpi unë”, tha ajo dhe në përgjigje të interesit të gazetarëve nëse ishin pyetur edhe vajzat e deputetes Kryemadhi, theksoi se nuk kishte përse të pyeten.

Sepse ato i kam mbuluar unë. Unë kam pallatin…. Me shpenzimet e mia që kam pallatin tek toka që më ka lënë burri që kemi punuar bashkë. Po ju kujtoni…, për fëmijët i kam, për kë i kam lekët. Ja shkoni i shifni i kam të gjitha me bankë. Çdo gjë është me bankë, derdhje e dalje me bankë”, u shpreh Kryemadhi.

Në fillim të janarit të këtij viti Gjykata e Posaçme e Apelit, la në fuqi masën e sekuestros ndaj një telefoni në pronësi të deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.

Telefoni i Kryemadhit është vënë në sekuestro pasi SPAK ka nisur hetimet referuar disa kallëzimeve ndaj Kryemadhit dhe personave të lidhur me të, përfshi ish-presidentin Ilir Meta, aktualisht president i Partisë së Lirisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Koçiu: Ndërhyrje e rrallë tek pacientja 24-vjeçare me pajisje të avancuara tek Neurokirurgjia

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…

2 hours ago

Prezantohet risia në e-Albania. Njihuni me Diellën, ndihmësen virtuale zadrimore

Kryeministrit Edi Rama ka prezantuar nëpërmjet “Facebook”, asistenten virtuale që do të asistojë qytetarët gjatë…

2 hours ago

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

2 days ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

2 days ago

This website uses cookies.