Monodrama e Kiço Londos në “Migjeni”/”Të martën në supermarket”, historia e një transeksuali që kujdeset për babain e tij

mono

Një shfaqje tronditëse dhe brilante ishte ajo e regjisorit Kiço Londo në teatrin “Migjeni”. Monodrama “Të martën në supermarket” trajton historinë e një transeksuali që në fokus ka kujdesin për babain e tij. Shfaqja ka për protagoniste aktoren Laura Nezha ndërsa shoqërohet me muzikë të luajtur në sallë nga violonçelisti Arven Pjetri. Për regjisorin Londo, shfaqje të tilla bartin mesazhe të rëndësishme për mendësinë e një shoqërie.”Teatri shqiptar ka nevojë të jetojë me pulsin e publikut dhe të mos jetë ekzibicionist”, shprehet më tej Londo.Shkodra është ndalesa e dytë e kësaj monodrame pas Tiranës. Ajo do ta vijojë rrugëtimin e saj në qytetin e Korçës e me radhë në qytete të tjera të vendit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.