Morata te Milan, presidenti i Atletico-s e pranon: Po largohet
“Alvaro Morata duket se do të shkojë në Milano. Te Atletico, kushdo që dëshiron të qëndrojë, qëndron. Kush nuk dëshiron, largohet”. Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo u ka vendosur vulën zërave të transferimeve se kapiteni i kampionëve të Evropës, Spanjës, është gati të kthehet në Itali. “Kjo gjë na shqetëson – vazhdoi ai – sepse Alvaro është një futbollist fantastik dhe një person i mrekullueshëm”. Vizitat mjekësore dhe nënshkrimi priten këtë javë.
17 ose 18 korriku mund të jetë dita e vizitave mjekësore të Moratas me Milanin, por së pari ka disa detaje për t’u “hekurosur” si nga lojtari me klubin aktual ashtu edhe mes dy klubeve.
Morata, megjithatë, do të duhet të komunikojë zyrtarisht zgjedhjen e tij me Atletico Madridin edhe nëse nga fjalët e presidentit Cerezo në TeleCinco shkruhet tashmë epilogu i aventurës me Colchoneros, pesë vjet e gjysmë pas ardhjes së tij të parë. Kapiteni i Spanjës do të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare me Milanin