Dy të rinjtë e arrestuar të marten, pasi morën peng dhe mbajtën në garazhin e një pallati një 19-vjeçar në Rrëshen me qëllim për ta grabitur do të qëndrojnë në burg pa afat.Mateoz Brozi 20-vjeç banues në Rrëshen dhe Ergys Tusha 19-vjeç banues në Durrës u njihen me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtari Renis Sheshi pranoi kërkesën e prokurorisë duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy të rinjve në flagrancë dhe vendosi ndaj tyre masën e sigurisë arrest në burg për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim.Mateoz Brozi dhe Ergys Tusha u prangosën nga policia, pas kallëzimit të një 19-vjeçari i cili ishte marrë me forcë në automjet dhe për t’i marrë paratë, e kishin mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në garazhin e mbyllur të një pallati në Rrëshen, dhe më pas e kishin lënë në rrugë.Gjithashtu, u bë e mundur gjetja e shumës së parave të vjedhura me dhunë, 220 000 lekë, e cila u sekuestrua bashkë me automjetin tip “Audi A4”, me të cilin u mor me forcë 19-vjeçari, dhe 2 celularët e të arrestuarve.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.