Categories: LajmePolitikë

Mori detyrën si kryeministër i Maqedonisë V., Talat Xhaferi: Kushtetuta dhe ligjet do jenë bazë e çdo vendimi

Talat Xhaferi ka marrë këtë të hënë (29 janar) detyrën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që do të mbajë këtë post në këtë shtet.

Dimitar Kovaçeski i dorëzoi detyrën Xhaferit, ku më pas mbajtën edhe një konferencë për shtyp.

Në fjalën e tij, Xheferi tregoi prioritete e qeverisë, teksa tha se çdo vendim do të merret duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet. Ai theksoi se prioritet do të jetë zhvillimi i zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe presidenciale, e po ashtu edhe ruajtja e aleancës me SHBA, BE dhe NATO.

Kushtetuta dhe ligjet do të jenë baza e çdo procedure dhe vendimi që do të marrim si qeveri. Duke patur parasysh që jemi një koalicion qeveritar, kuptohet se dhe qeverinë që do e udhëheq unë, do vazhdojmë me zbatimin e plotë të politikave. Detyra primare është organizimi i zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe presidenciale. Aleanca me SHBA, BE dhe NATO, mbetet prioritet i qeverisë. Ruajtja e kësaj aleance nuk ka alternativë tjetër. Integrimi si udhërrëfyes në platformën qeveritare, janë lart në axhendën e qeverisë. Pa marrë parasysh se sa do zgjasë kjo qeverisë, nuk do të mungojë funksionimi institucional në shërbim të qytetarëve”, u shpreh ai.

Me 65 vota pro dhe 3 kundër, deputetët në Maqedoninë e Veriut votuan të dielën Qeverinë teknike e cila do të jetë në funksion 100 ditë. Qeveria teknike e Xhaferit ka mandat organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 8 maj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Donald Trump president, ndikimet në ekonominë europiane

Politikanë dhe ekonomistë janë përpjekur që gjatë fushatës presidenciale amerikane të parashikojnë ndikimet e ardhjes…

10 hours ago

Basha takohet me Grenell para ceremonisë presidenciale së Trump

Gjatë një ceremonie të veçantë të organizuar përpara inaugurimit të Presidentit Donald Trump, një takim…

11 hours ago

Gati strategjia e hetimit të krimeve zgjedhore, Dumani: Publikohet brenda janarit

Teksa vendi është më pak se katër muaj para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, krimet zgjedhore…

11 hours ago

Qepa dhe lakra e Drishtit – Banorët po përgatiten për punimin e tokave

Drishti në Bashkinë e Shkodrës  njihet për lakrën dhe qepën atutoktone që kultivohen për më…

11 hours ago

Qendra Komunitare e Shendetit Mendor – Preçi: Kërkojmë të jemi në katin  e parë në Poliklinikë

Qendra Komunitare Shendetit Mendor nuk ka pranuar të zhvendoset pranë poliklinikës së qytetit.  Pas rikontruksionit…

11 hours ago

Përroi i Vrakës vend depozitimi mbetjesh – Ndotja e përroit, sfidë e vazhdueshme për Bashkitë Shkodër dhë Malësi e Madhe

Nuk ka të ndalur depozitimi i mbetjeve të ndryshme në brigjet e përroi të Vrakës.…

12 hours ago

This website uses cookies.