Mori mostra nga rajoni i paeksploruar më parë, misioni i Kinës në Hënë fillon udhëtimin e kthimit
Kina ka deklaruar se sonda e saj hënore është ngritur me sukses nga ana e largët e Hënës për të filluar udhëtimin e saj të kthimit në Tokë duke mbajtur mostrat e para të mbledhura ndonjëherë nga rajoni.
Të dielën, sonda u ul në një krater gjigant afër polit jugor të hënës në një arritje të parë botërore të festuar nga komuniteti ndërkombëtar i shkencës.
Kina është i vetmi vend që ka zbritur në anën e largët të Hënës. Administrata Kombëtare Kineze e Hapësirës (CNSA) e përshkroi uljen dhe ngritjen e sondës si “një arritje të paprecedentë në eksplorimin njerëzor hënor”.
Ana e largët ose “e errët” e hënës, e cila shikon larg nga Toka, është teknikisht sfiduese për t’u arritur për shkak të distancës së saj dhe terrenit të vështirë me kratere gjigantë.
Zyrtarëve të hapësirës u është dashur të përdorin një satelit për të drejtuar dhe mbajtur komunikimet me anijen Chang’e-6.
Kina synon të jetë vendi i parë që do të sjellë përsëri mostra shkëmbi dhe dheu nga ana e largët e Hënës, të cilat shkencëtarët thonë se mund të jenë shumë të ndryshme nga formacionet shkëmbore në anën e afërt.
Ky është misioni i gjashtë i Kinës në hënë, i quajtur sipas perëndeshës së hënës Chang’e në mitologjinë kineze./ BBC