Mosbindja civile e opozitës, Manja: Bllokimi i rrugëve dhe shkatërrimi i pronës publike, vepër penale

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja paralajmëroi sot deputetët demokrat se kushdo që do të ndjekë rrugën e mosbindjes civile do të shkojë para drejtësisë.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Manja shkruan  se “Mosbindja Civile” e Saliut duket se në thelb është një lloj rrugaçërie apo rrugëtarie jocivile dhe kushdo që do ndjekë këtë rrugë do të përballet me veprën penale të bllokimit të rrugëve apo shkatërrimit të pronës publike.

Manja komentoi se “kjo Mosbindja Civile mesa di unë është shpikja e madhe e Mahatma Gandit që sfidoi Perandorinë Britanike, duke u ulur në gjunjë për t’i prerë rrugën ushtrisë koloniale. Nuk më rezulton nga kërkimet e mia të fundit që Gandi të ketë përdorur mjete të forta për t’i goditur kundërshtarët britanikë, apo bidona benzine për t’u vënë shkrepësen institucioneve apo kazanëve të plehrave”, u shpreh Manja në një reagim në rrjetet sociale.

“Ai e predikon këtë rrugëtari apo rrugaçëri jocivile nga kafazi i arrestit shtëpiak, ku faktikisht nuk e ka mbyllur ndonjë narkoshtet, po e ka mbyllur mosbindja e tij jo civile ndaj organeve të drejtësisë. Që Saliu e ka armën e vet të vjetër, politikën e mishit për top, kjo dihet qëkur doli në skenë me dy gishta. Dihet edhe që gjithmonë ai ka topin, kurse ata që e ndjekin qorrazi si Salianji me shokë i vejnë në dispozicion mishin. Po duke qenë se e kalova gjithë javën e gjelbër në qarkun e Lezhës dhe takova shumë njerëz atje – ku nuk gjeta një njeri të vetëm që e konsideronte Salianjin të burgosur të ndërgjegjes, po ku të gjithë e konsiderojnë viktimë të mungesës së ndërgjegjes – e kam shumë vështirë ta kuptoj se kush do jenë “gandianët” e kësaj rrugëtarisë jocivile, që do shkojnë me këmbët e veta para drejtësisë për veprën penale të bllokimit të rrugëve apo shkatërrimit të pronës publike”, u shpreh ai.

Manja kujtoi se, “Salianji është një i dënuar për veprën penale të krijimit të rrethanave për një kallëzim të rremë”.

“Po edhe sikur të gjenden disa rrugëtarë që do merren me këtë dështim të radhës të opozitës me kokën në arrest shtëpie dhe me këmbët në mosbindje rrugore, ky fakt nuk do t’i ndryshojë dot të paktën tre të vërteta: E para, që kjo thirrja për rrëmujë vjen vetëm si përshkallëzim i hallit familjar të Saliut me drejtësinë dhe mbështetet nga deputetët me shkrepse nëpër xhepa, si përshkallëzim i hallit për t’u futur në listën e re të Saliut. E dyta, që kjo rrugaçëria apo rrugtaria jocivile që medemek po shpërthen nga zemërimi për burgosjen politike të Salianjit, nuk e ndryshon dot të vërtetën se Salianji është një i dënuar për veprën penale të krijimit të rrethanave për një kallëzim të rremë. Pra për shkallën më të lartë të shpifjes përmes fabrikimit të fakteve të paqena”, shtoi ministri.

Po ashtu, Manja theksoi se, “kjo lajthitje e re e dhunshme që s’do prodhojë dot asgjë më shumë se sa lajthitjet e mëparshme të këtij lloji, shfaqet përsëri si një kovë e madhe zifti mbi Shqipërinë pikërisht kur vendi hyn në një fazë të re të negociatave me Bashkimin Evropian në mesin e këtij muaji”.

“Kështu mendojnë shumica dërrmuese atje në Lezhë, Mirditë e Kurbin, ku unë kalova javën e gjelbër të Kuvendit. Prandaj duke i falënderuar për kthjelltësinë po e mbyll këtu”, theksoi Manja.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmanjaulsi%2Fposts%2Fpfbid0jnaaRybGvJCDT4TdMmQaJy636E6dtzA6qjMcbNdY8RinPwqtVchgJetUM3caqXHNl&show_text=true&width=500

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.