Moska do të konfiskojë asetet e BE-së nëse Brukseli merr fondet e ngrira ruse

b5bfffb30b1b4a8eba48794321c4343e

b5bfffb30b1b4a8eba48794321c4343e

Rusia do të konfiskojë asetet që i përkasin shteteve të Bashkimit Europian që i konsideron jomiqësore, nëse blloku vjedh, siç u shpreh krye i dumës ruse, fondet e ngrira ruse me synim financimin e Ukrainës. 

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen u shpreh të premten që lamë pas se organi ekzekutiv i BE-së po punonte mbi një propozim për caktimin e disa përfitimeve që vinin nga asetet e ngrira të shtetit rus për të ndihmuar Ukrainën si dhe rindërtimin e saj pas lutë.

Por kreu i dhomës së ulët të parlamentit rus  Vjacelav Volodin tha se Moska do të hakmerrej në një mënyrë që do t’i kushtonte shumë bllokut nëse ky i fundit vepronte kundër aseteve ruse shumica e të cilave mbahen në Belgjikë.

Një numër politikanësh europianë, të drejtuar nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyene,  kanë filluar sërish të flasin për vjedhjen e fondeve të ngrira të vendit tonë në mënyrë që të vijojnë armatosjen e Kievi. Një vendim I tillë do të përballet me një përgjigje simetrike nga federate ruse.

Në këtë rast, numri i aseteve të vendeve jomiqësore që ne do të konfiskojmë do të jetë shumë më i madh se ato tonat që janë të ngrira në europë, Paralajmëroi Volodin, sipas të cilit politikanët europianë po merrnin në konsideratë lëvizjen kundër aseteve ruse pasi po përpiqen të mbajnë vendet e tyre të punës në një kohë që I kanë drejtuar vendet e tyre në një situatë shumë të dobët financiare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.