Mosmarrëveshje me platformën sociale, Grupi Universal Music pritet të tërheqë miliona këngë nga TikTok
Grupi Universal Music (Juniversal Mjuzik pritet të tërheqë miliona këngë të tij nga platforma TikTok, pas mosarritjes së një marrëveshje në lidhje me pagesat që këngëtare dhe tekst shkruese me të cilët universal ka kontratë marrin nga përdorimi i këngëve dhe muzikës së tyre në platformën sociale.
Një lëvizje e tillë do të thotë se TikTok nuk do të ketë më akses tek këngët e shumë artistëve të njohur si Taylor Swift, the “Weekend” apo edhe “Drake”. Universal Music ndërkohë është përpjekur t’i bëjë presion TikTok-ut që artistëve dhe tekst shkruesit e tij të marrin shuma të përshtatshme për përdorimin e këngëve të tyre, që sipas grupit është sa një fraksion i tarifave që paguajnë platforma të tjera madhore sociale.
Në një letër drejtuar artistëve të tij, Universal akuzoi Tik-Tok-un se po përpiqet të ndërtojë një biznes të bazuar tek muzika pa paguar koston e drejtë për përdorimin e muzikës.
Në një deklaratë, TikTok ndërkohë e akuzoi grupin për sajesa dhe tha se veprimet e tij nuk ishin në interes të artistëve, tekst shkruesve apo adhuruesve të tyre.