Mosmarrëveshje tek Vllaznia, Tefik Osmani drejt largimit nga kuqeblutë
Ndërsa Vllaznia po vijon përgatitjet për sezonin e ri futbollistik në kampin kuqeblu është hapur një çështje re .
Bëhet fjalë për një përplasje mes stafit teknik dhe drejtorit sportiv Tefik Osmani.
Ende nuk dihet se cila është arsyeja e vërtetë, por sipas shtypit të shkruar shkak është bërë mosaktivizimi i një futbollisti në miqësoren ndaj Burrelit. Siç duket, kjo që ka trazuar ujërat te kuqeblutë dhe Tefik Osmani është drejt largimit nga shkodranët.
Në ditët e ardhshme pritet të mësohet më shumë mbi këtë çështje, ndërsa largimi i drejtorit sportiv para startit të kampionatit do të linte një vend bosh në stafin drejtues të shkodranëve. Kujtojmë se Osmani u bë pjesë e Vllaznisë në nëntor të vitit të kaluar, ku zëvendësoi Elvis Plorin.
Sa i takon përgatitjeve, Vllaznia do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore pas asaj me Burrelin.
Kuqeblutë do të përballen këtë hërë me Teutën e Durrësit .
Përballja e së shtunës në mes Vllaznisë dhe Teutës pritet të luhet në oren 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.