Categories: LajmeSport

Mosmarrëveshje tek Vllaznia, Tefik Osmani drejt largimit nga kuqeblutë

Ndërsa Vllaznia po vijon përgatitjet për sezonin e ri futbollistik në kampin kuqeblu është hapur një çështje re .

Bëhet fjalë për një përplasje mes stafit teknik dhe drejtorit sportiv Tefik Osmani.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja e vërtetë, por sipas shtypit të shkruar shkak është bërë mosaktivizimi i një futbollisti në miqësoren ndaj Burrelit. Siç duket, kjo që ka trazuar ujërat te kuqeblutë dhe  Tefik Osmani është drejt largimit nga shkodranët.

Në ditët e ardhshme pritet të mësohet më shumë mbi këtë çështje, ndërsa largimi i drejtorit sportiv para startit të kampionatit do të linte një vend bosh në stafin drejtues të shkodranëve. Kujtojmë se Osmani u bë pjesë e Vllaznisë në nëntor të vitit të kaluar, ku zëvendësoi Elvis Plorin.

Sa i takon përgatitjeve, Vllaznia do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore pas asaj me Burrelin.

Kuqeblutë do të përballen këtë hërë me Teutën e Durrësit .

 Përballja e së shtunës në mes Vllaznisë dhe Teutës pritet të luhet në oren 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Orkestra Simfonike koncert më 20 shtator, dirigjenti italian Quadrini: Do sjellim një copë magjie

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të zhvillojë më 20 shtator në orën 19:00…

9 hours ago

Von der Leyen pret liderët e Ballkanit: I përkisni Evropës, të afrojmë tregjet e rajoni me atë të BE-së

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pritur sot në Bruksel të 6…

9 hours ago

Lamtumirë Gerti Bogdani! Kolegët e ish-deputetit në lot: Ishte shembull frymëzues për të rinjtë

Është përcjellë për në banesën e fundit ish-deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani, i cili…

10 hours ago

Procedohet penalisht 37- vjeçari, mbante një shpend të rrallë të mbrojtur me ligj

Komisariati i Policisë Shkodër, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen…

10 hours ago

Vllaznia, test me Tërbunin para Bylisit – Kuqeblutë mundën pukjanët 1-0, bindin lojtarët e stolit

Vllaznia ka zgjedhur Tërbunin e Pukës për një test përgatitor në prag të ndeshjes së…

10 hours ago

Nis raundi i dytë i aplikimeve në universitet në datat 19–21 shtator nga u-Albania

Prej 19–21 shtator të gjithë maturantët, që nuk kanë aplikuar për programet universitare në raundin…

11 hours ago

This website uses cookies.