Mot i keq në veri, në zonat malore të Shkodrës reshje bore, në Lezhë pezullohet lundrimi

Rajoni i Shkodrës është përfshirë nga moti i keq. Në aksin Bogë – Qafë Thore, vijojnë reshjet e dëborës me intensitet mesatar. Mjetet borëpastruese po punojnë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa qarkullimi kryhet pa probleme . Policia e Shteti i bën apel përdoruesve të rrugës, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të përdorin goma dimërore, në zonat me reshje bore, të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Ndërkohë, edhe Rajoni i Lezhës është përfshirë nga era e fortë me stuhi shiu. Kjo situatë ka sjellë pezullimin  e lundrimit detar për peshkarexhat dhe mjetet e vogla të peshkimit në Shëngjin. Forca e dallgëve të detit ka arritur deri ne 8 ballë dhe shpejtësia e erës është mjaft e fortë. Po ashtu stuhia ka sjellë probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona, pasi ka dëmtim të linjave. Grupet e punës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë elektrike ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve, ndërsa moti i keq pritet të jetë prezent edhe gjatë ditës së martë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.