Mot i vështirë në qarkun e Shkodrës – Bllokime rrugësh dhe mungesë energjie në fshatrat e disa zonave
Reshjet e borës janë prezente edhe në këtë fillim javë në zonat malore të qarkut Shkodër.
Ndërkohë, gjithë territori i qarkut mbetet i përfshirë nga era e fortë dhe temperaturat e ulëta, që në zonat malore shënojnë disa gradë nën zero.
Nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve në Shkodër bëhet e ditur se akset Bogë – Theth – Bregu i Lumit dhe Tamarë- Vermosh janë të qarkullueshme falë ndërhyrjes së vazhdueshme me borëpastruese dhe kriposje për shmangien e ngricave dhe lehtësimin ë qarkullimit të mjeteve, lëvizja e të cilave duhet të kryhet vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë.
E bllokuar vazhon të jetë prej dy ditësh rruga Kir – Shosh, për shkak të shëmbjeve të dherave dhe reshjeve të borës.
Të izoluara janë edhe njësitë administrative Temal e Shllak të bashkisë Vau i Dejës.
Rruga nacionale Fushë-Arrëz-Qafë Mali mëngjesin ë kesaj të hëne ishte pothuajse e pakalueshme nga reshjet e borës dhe ngricat.
Gjithashtu, vazhdon të jetë e bllokuar edhe rruga Bardhet – Iballe.
Ndërkohë, era e fortë që ka perfshirë që nga mbrëmja e së dieles gjithë zonën veriore të vendit e ka vështirësuar edhe më shumë situatën e furnizimit me energji, veçanarisht në zonat e thella malore, ku ka dëmtime të linjave të shpërndarjes së energjisë. Probleme në furnizimin me energji ka në disa njësi administrative të Bashkisë Shkodër , si në Shalë, Shosh, Pult, Velipojë dhe Guri I Zi.
Gjithashtu, ndërprerje të energjisë ka pasur edhe në Vaun e Dejës dhe në disa njësi administrative të kësaj bashkie . Probleme të furnizimit me energji janë njoftuar edhe në Nj.A Qafë-Mali dhe Iballë të bashkive Pukë dhe Fushë Arrëz.
Nga OSHEE – Shkodër bëhet e ditur se disa grupe pune janë në terren ku po punohet për rikthimin e nergjisë në zonat ku ka probleme.
Sipas vendimit të qeverisë procesi mësimor këtë të hëne është pezulluar, për shkak të kushteve të motit, në vetëm tri shkolla të qarkut, që i përkasin Bashkisë Pukë.